
Gjatë vizitës së tij kryeministri, Ramush Haradinaj në Korporatën Energjetike të Kosovës, pati një porosi ndaj drejtorit të KEK-ut, Njazi Thaçit.
I tha se nëse këtë dimër do të ketë reduktime të rrymës, atëherë do të kenë “probleme”.
“Barra kryesore për mos furnizim me rrymë është e KEK-ut sepse KEK-u është e Kosovës. Por gjatë këtij dimrit nuk bënë me dështuar. Vitin e kaluar kemi pasur mungesë të qymyrit, tash nuk e kemi atë gjendje por nuk bënë me dështu sidomos këtë dimër. Drejtor s’kemi qare pa u prish nëse nuk na dhez, ma mirë mos me pas probleme se atëherë në telashe jemi dytë”, ka thënë Haradinaj.