Haradinaj thirrje ministres së MPJD-së që t’i publikojë emrat e pjesëtarëve të Shërbimit Diplomatik

Haradinaj thirrje ministres së MPJD-së që t’i publikojë emrat e pjesëtarëve të Shërbimit Diplomatik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, është përfshirë në debatin e fundit rreth emërimit të djalit të deputetit Haxhi Shala, Flakron Shala, si Konsull i Përgjithshëm në Pragë të Çekisë, njofton Insajderi.

Haradinaj përmes rrjetit të tij social në Facebook,  ka kërkuar nga MPJD që “t’i bëjë publik emrat e të gjithë pjesëtarëve të Shërbimit Diplomatik të Kosovës dhe lidhjet e tyre familjare dhe partiake”.

“I bëj thirrje Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që t’i bëjë publik emrat e të gjithë pjesëtarëve të Shërbimit Diplomatik të Kosovës dhe lidhjet e tyre familjare dhe partiake”.

Ndryshe, Flakron Shala sot ka bërë një reagim pas debateve që janë bërë pas emërimit të tij si konsull.

Shala ka thënë se në pozitën si Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës është emëruar sipas ligjit në fuqi me propozim të MPJ-së dhe me dekretim të Presidentit të Kosovës./Insajderi.com