Haradinaj thotë se ndaloi grabitjen e 10 miliardë eurove – për këtë fajëson treshen Vuçiq-Thaçi-Rama

Haradinaj thotë se ndaloi grabitjen e 10 miliardë eurove – për këtë fajëson treshen Vuçiq-Thaçi-Rama

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se e parandaloi grabitjen e 10 miliardë eurove, plan ky që do të realizohej përmes ndarjes së Kosovës.

Ai gjithashtu për këtë projekti akuzon treshen Vuçiq-Thaçi-Rama të cilët ishin ideatorët e planit për ndarjen e Kosovës.

“Ndalova grabitjen 10 miliardë euro, që do të realizohej nëpërmjet planit të ndarjes së Kosovës! Ky dhe ishte pikësynimi i fshehtë ekonomik, në planin e shkëmbimit të territoreve  ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thaçi, Vuçiq dhe Rama, ishin bashkëpuntorë  në realizimin e kësaj skeme. Por unë e ndalova këtë grabitje dhe miniera  e Trepçes, sot e prej dy muajsh, i përket vetëm Kosovës”, është shprehur Haradinaj për Ora News./GazetaInsajderi/