Haradinaj thotë se ndihet fajtor që nuk po formohen institucionet

Haradinaj thotë se ndihet fajtor që nuk po formohen institucionet

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se ndjehet me faj për vonesat në formimin e institucioneve.

“E vërteta është që i gjithë spektri politik pak a shumë ka ndryshuar qëndrime. Po shihni që ka takime të të gjithëve. Unë po ndihem me faj që ka marr kaq shumë kohë dhe kaq vonesa kemi, por besoj atë që kam thënë dje dhe pardje nuk do të jemi shumë të ngadalshëm më”, tha Haradinaj.

Haradinaj e hodhi poshtë lajmin për arritjen e marrëveshjes me AKR-në, duke thënë se lajmi që qarkulloi dje në disa media ishte i rremë.

“Nuk janë të vërteta ato lajme që dolën dje se ka. S’ka marrëveshje ende jo… Nuk ka marrëveshje ende  ashtu të shkruar”, tha ai