
Kandidati i PAN-it për kryeministër Ramush Haradinaj në një konferencë tha sot se çështja e krijimit të institucioneve është “në fund të procesit”.
“Jemi në fund, është një epilog. Unë nuk jam ithtar që ta mbaj Kosovën peng”, tha në kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në një konferencë ku paraqiti kandidatët e AAK-së për kryetarë të katër komunave të Kosovës.
Ai tha që janë duke punuar që seanca e ardhshme të mos ketë epilogun e njëjtë.
“Jemi në përpjekje qe seanca e ardhshme te mos e ketë epilogun e njëjte”, u shpreh Haradinaj.
Sipas tij, çështja e konstituimit të Kuvendit nuk është veç përgjegjësi e PAN-it.
“Spektri politik në Kosovë, që të gjithë mbajmë përgjegjësi. Konstituimi i Kuvendit nuk është veç çështje e PAN-it. Mirëpo këtë drejtë na e ka dhënë kushtetuta. Unë shpresoj që s’do i humbim shumë kohë Kosovës, unë nuk ndihem mirë me këtë situatë”, tha në mes tjerash Haradinaj.
Ai nuk ka dashur të komentojë bisedimet që janë duke u zhvilluar ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe koalicionin LAA.
Sipas tij, ai ka mbetur në hije për shkak të zgjedhjes së kryesisë së Kuvendit.
“Unë po mbetem në hije sepse është konstituimi i Kuvendit. Konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjithëve”, tha ai në konferencën e mbajtur sot në Prishtinë
Duke e parë situatën në të cilën po ballafaqohet shteti i Kosovës duke mos pasur institucione,
“Nuk presomi që çdo gjë do të shkojë lehtë, puna do të jetë e vështirë. Ne spektrin politik në Kosovë të gjithë mbajmë përgjegjësi. Nuk do të lejojmë që gjendja e tillë në Kosovë të shkojë në pakufi”, tha ndër tjerash Haradinaj.