Haradinaj thotë se Thaçi s’ka punë, prandaj të merret me dialogun

Haradinaj thotë se Thaçi s’ka punë, prandaj të merret me dialogun

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë sot në diskutimin e organizuar nga Lëvizja Fol, ku temë diskutimi janë zhvillimet e fundit si dhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Insajderi.

Haradinaj duke folur për përfaqësimin e Kosovës nga presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se presidenti nuk ka shumë punë prandaj edhe mund ta përfaqësoj Kosovën në dialog me Serbinë.

“Presidenti i vendit nuk ka çka me bë, kur shkon në mëngjes, ai duhet me shikuar se çka mundet me bë, ndërsa kryetari i Qeverisë, duhet me shikuar se çfarë pune mundet me pritë, që të kryhet më vonë”.

“Po e them seriozisht dhe presidenti mund ta kryejë këtë punë dhe të merret me finalen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Haradinaj.

Përfaqësimin e Kosovës në dialog me Serbinë, nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është kundërshtuar nga opozita. LDK dhe VV e konsideron se Thaçi nuk ka mandat në përfaqësimin e Kosovës./Insajderi.com