Ambasadorët e QUINT-it kanë kërkuar nga liderët institucional të Kosovës që ta ndalin iniciativën për të shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale.
Këtë mesazh, ambasadorët e këtyre shteteve që janë në Kosovë ia kanë përcjellë, kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, një ditë pas tentimit që përmes kërkesës së 43 deputetëve nënshkrues të thirret seancë e jashtëzakonshme për shfuqizimin e këtij ligji.
Kreu i ekzekutivit, megjithatë thotë se ai do ta respektojë çdo vendim që sjellë Kuvendi.
“Kanë kërkuar që të ndalet kjo iniciativë, pra mos të procedohet më tutje, mos të ndodh shfuqizimi i Ligjit për Specialen, që është diçka e pritshme realisht, kur i dimë marrëdhëniet, i dimë raportet me ta, e pritshme”, tha Haradinaj, për Kosova Press.