Haradinaj tregon përvoja emocionale kur shkonte te dajtë si fëmijë

Haradinaj tregon përvoja emocionale kur shkonte te dajtë si fëmijë

Sot në Gllogjan të Pejës u bë shugurimi i Kishës së re “Shën Ndou”, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj.

Haradinaj me këtë rast, veçoi disa kujtime nga fëmijëria që lidhen me kishën e fshatit Gllogjan.

“Para se të filloj në atë zyrtare, kam dy fjale emocionale. Kur kam qenë fëmijë, kam ardhur të dajët e mi këtu në Jabllanicë, e kur është sëmurë ndokush, kam ardhur me gjyshen time, Nënën Azë dëshmore, deri këtu në Kishë, ka qenë një motër e cila ka ofruar shërbime shëndetësore. Pra krejt populli i kësaj krahine, e ka pas një shpresë, se s’ka pas ku me u drejtuar, e kanë ardhur këtu pa dallim besimi”, tha Haradinaj.

Ai po ashtu u shpreh krenar me historinë e shqiptarëve, të cilët pa dallim feje e vendi, krenohen me Skënderbeun dhe Nënën Terezë.

“Është një liste e gjatë e jetës sonë të përbashkët, në besim, në vlera dhe në identitet. Por ndoshta mese miri këtë e shpjegon fakti, se shqiptari, prej cilësdo krahinë të atdheut tonë autokton, apo në diasporë, sot mburret me Skënderbeun e me Nënën Terezë. Ky fakt na bënë me besu, jo vetëm që kemi me ec drejtë rrugës tonë, me ruajt vetën, ashtu siç kemi ditë qindra vjet, por edhe do ta nderojmë familjen e madhe evropiane, euroatlantike, si anëtar i familjes”, tha Haradinaj.