Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena, e ka shkarkuar pasi dyshohet se ka kryer vepra penale gjatë kohës kur mban pozitë në Qever" />

Haradinaj tregon pse nuk po i shkarkon edhe ministrat me aktakuza

Haradinaj tregon pse nuk po i shkarkon edhe ministrat me aktakuza

Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena, e ka shkarkuar pasi dyshohet se ka kryer vepra penale gjatë kohës kur mban pozitë në Qeverinë e tij, ndërsa thotë se ministrat ndaj të cilëve janë ngritur aktakuza nuk i shkarkon pasi akuzohet për detyra tjera që kanë pasur.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se secilit që i ngritët aktakuzë brenda pozicionit të tij si ministër, ai do të marrë masa.

Këto komente Haradinaj i ka bërë kur është pyetur se a po përdorë standarde të dyfishta me rastin e shkarkimit të zëvendësministrit Cena, ndërkaq që në Qeveri janë rreth pesë ministra me aktakuzë.

Ai shtoi se zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit Amerikan, Mattheë Palmer qëndrimin e Amerikës për ushtrinë e ka bërë të ditur në Beograd.

“Ushtria është një proces i një peshe shumë të madhe mirëpo ky proces është në drejtimin e duhur. Tash kemi shqetësimin e anëtarësimit në Interpol dhe organizata tjera ndërkombëtare”, ka thënë Haradinaj.