Haradinaj tregon se a e ka refuzuar ftesën e Trumpit për vizitë në ShBA

Haradinaj tregon se a e ka refuzuar ftesën e Trumpit për vizitë në ShBA

Kryeministri i vendit në largim, Ramush Haradinaj ka folur rreth ftesës që i ka bërë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se lajmi i cili është duke qarkulluar se ka refuzuar këtë ftesë është manipulim.

“Lajmi që po qarkullon nëpër disa portale se kinse kam refuzuar ftesën e Presidentit Amerikan, Donald Trump, është manipulim i pastër me të vërtetën, pikërisht në kohë fushate parazgjedhore”, ka shkruar Haradinaj.

Momentalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është duke qëndruar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi. /Insajderi.com