Haradinaj tregon se cilët janë hoxhallarët e tij të preferuar

Haradinaj tregon se cilët janë hoxhallarët e tij të preferuar

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka folur për fenë sot një tubim me qytetarë në Ferizaj, ku edhe është pyetur për religjionin.

Fillimisht ai ka potencuar faktin se e vë kombin përpara fesë.

“Unë dashninë e parë e kam shqiptarin, pra muj me dasht shumëcka tjetër por nuk di me u identifiku me diçka përpara se u identitfiku si shqiptar”, ka thënë Haradinaj.

“Unë nuk muj me than që jam vetëm mysliman ose vetëm katolik, ose jam veç ortodoks ose veq me sheh, jam shqiptar. Kjo është për mua vlera sublime e para më kryesorja”, ka shtuar ai.

E më pas Haradinaj, ka folur për hoxhallarët e tij model, raporton Insajderi.

“Kur tham unë jam shqiptar, unë me të vërtetë ndihem mirë me fenë e shqiptarit, me islamin tradicional shqiptar, kam respekt për të. Kam respekt për besimtarët e devotshëm, kam respekt për imamët e devotshëm, e atdhtarë”, ka thënë Haradinaj.

“Por a kam unë ndonjë model të hoxhës, po Mulla Idriz Seferi, Mulla Zekë Bërdyna, Hoxhë Tasini”, këta janë hoxhët e mi. Ka edhe sot ndoshta, pra ka, edhe atdhetarë të mirë”, ka shtuar ai.

Më pas ka dhënë edhe një mesazh për hoxhallarët e tjerë që duan një tjetër islam.

“Dua të them diçka dhe le ta kuptojnë të gjithë. Nuk muj dhe s’ka me u pajtu me lëvizje gjoja në emër të fesë që kanë që kanë të tjera agjenda që nuk lidhen me vendin. Kushdo prej imamëve dhe udhëheqësve tjerë që kujtojnë se po bojnë diçka tu i qu fëmijët tanë me qu me dekë diku larg, marre ju qoftë”, ka thënë Haradinaj./Insajderi.com