Haradinaj: Turqit e Kosovës janë bashkudhëtarët tanë nëpër shekuj

Haradinaj: Turqit e Kosovës janë bashkudhëtarët tanë nëpër shekuj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se shqiptarët paraqesin shembullin më unik në botë ngase vetë përkasin në fe, rite e tarikate të ndryshme, por ata kanë një gjuhë dhe një atdhe dhe kurdoherë i kanë respektuar të tjerët.

Ai sot ishte në iftarë në Prizren me ftesën e ministrit Mahir Yagcilar, shkruan Insajderi.

“Shqiptarët paraqesin shembullin më unik në botë ngase vetë përkasin në fe, rite e tarikate të ndryshme, por ata kanë një gjuhë dhe një Atdhe dhe kurdoherë i kanë respektuar të tjerët. Sot, isha i nderuar me ftesën e ministrit Mahir Yagcilar në Prizren, që të bëjmë iftar së bashku dhe të ndajmë të mirat e Zotit me plot respekt, siç kemi bërë gjithmonë në Kosovë.

Turqit e Kosovës janë bashkudhëtarët tanë nëpër shekuj dhe ne i çmojmë si vlerë e shtuar e Atdheut.  Të gjithë ju që agjëroni, Zoti ua shtoftë të mirat, forcën e shpirtit dhe mendjes, në shërbim të njëri tjetrit dhe lirisë që e fituam me shumë mund.  Paçi agjërim të lehtë dhe të pranuar!”./ Insajderi.com