Haradinaj: Unë nuk do të jem veteran

Haradinaj: Unë nuk do të jem veteran

Publikimi i listave të mijërave veteranëve mashtrues të Kosovës, ku ndër ta janë identifikuar edhe ushtarë të vërtetë, ka ngjallur reagime të shumta.

Për këtë çështje, ka folur ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, Daut Haradinaj.

Ai që nuk do të jetë veteran deri sa të kthehen emrat e bashkëluftëtarëve të tij.

“Unë nuk do të jem veteran deri të kthehen emrat e bashkëluftëtarëve të mi. Mbi gjysmën e ushtarëve më të zot që i kam pasur në brigadën 131 Jusuf Gërvalla janë larguar, përfshi edhe njësitë elitë të kësaj zonë”, tha Haradinaj për Blic.

Ndërkohë në listat e publikuara të veteranëve të rrejshëm, Zona e Dukagjinit radhitet e para, me afro 8 mijë ‘veteranë’.

Pasi janë bërë publike këto lista, ish-prokurori Elez Blakaj ka sqaruar për opinion se listat me veteranë janë ndryshuar. Dhe, që janë shtuar 2 mijë persona.