Haradinaj uron Laschetin për zgjedhjen në krye të CDU-së

Haradinaj uron Laschetin për zgjedhjen në krye të CDU-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e uron Armin Laschet për zgjedhjen e tij në krye të Unionit Kristian-Demokrat – CDU, njofton Insajderi..

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se beson që Kosova do ta zë vendin e nevojshëm dhe të merituar në agjendën e tij.

“Gjithashtu falënderoj nga zemra, kancelaren znj. Merkel, për kontributin e saj dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën”.

“Kosova në Gjermaninë ka gjetur aleaten strategjike, ku mbështetja dhe përkrahja e tyre për shtetin tonë dhe proceset integruese euroatlantike është e rëndësisë jetike”,ka shkruar Haradinaj.

Partia e kancelares Angela Merkel e qendrës së djathtë CDU ka zgjedhur Armin Laschet, guvernatorin pragmatik të shtetit më të populluar të Gjermanisë, si udhëheqësin e saj të ri duke dërguar një sinjal të vazhdimësisë, pak muaj para zgjedhjeve në të cilat votuesit do të vendosin se kush bëhet kancelari i ri.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Laschet mundi Friedrich Merz, një konservator dhe një rival i Merkelit, në një kongres online të shtunën të partisë./Insajderi.com