Haradinaj vazhdon akuzat ndaj Mogherinit për dialogun

Haradinaj vazhdon akuzat ndaj Mogherinit për dialogun

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka vazhduar me akuza ndaj Përfaqësues së Lartë të Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherinti për fazën finale të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një konferencë për media sot pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Haradinaj ka thënë se Mogherni e ka çrregulluar tërë procesin e dialogut.

“BE-ja është projekti ynë. Zonja Mogherini e ka çrregullua mos me thënë se e ka devijua total. E ka rreziku investimin në Ballkan dhe ka nxjerr shqetësime të shumta neve, pavarësisht se kam respekt për të”, ka thënë Haradinaj në konferencë.

“Të them të drejtën qëndrimi im se kush diskuton për territorin dhe kush diskuton për ta është armik i imi. I kam sqaruar dhe nuk më ka mbet punë me qenë aty. Jo pse hezitoj, por i kam kryer dje punët dhe ato çfarë kam pasur me i thënë”, ka thënë shtuar Haradinaj.

Gjatë ditës së sotme, Mogherini ka dërguar një letër kryeministrit Haradinaj se kush do të jetë përfaqësues i procesit të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një letrën nga Mogherini, komisionerja për tregti, Cecilia Malmstrom si dhe komisioneri Johannes Hahn, thuhet se dialogu Kosovë – Serbi nga pala kosovare udhëhiqet nga presidenti Thaçi.

“Ne e mirëpresim atë dhe e konsiderojmë si një input në kuadër të qëndrimeve të Kosovës që do të shprehen nga presidenti i saj në dialogun aktual, që përbën për BE-në kornizën e vetme reale për adresimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, thuhet në letrën e përfaqësuesve të lartë evropianë.

Ata e akuzojnë Haradinajn se me vendimet e njëanshme është duke rrezikuar përparimin që është arritur në këtë dialog.

“Ne fuqimisht nuk pajtohemi me vlerësimin tuaj se dialogu po ngecë. Përkundrazi, dialogu i udhëhequr nga dy presidentët po shënonte dhe ka shënuar progres të qëndrueshëm. Ne e kemi ndarë këtë vlerësim me liderët e BE-së në Këshillin Evropian këtë dhjetor dhe kemi marrë mesazhe inkurajuese të përkrahjes”, thuhet në këtë letër. /Insajderi.com