Haradinaj viziton Sylejman Selimin – ka një dhuratë për të

Haradinaj viziton Sylejman Selimin – ka një dhuratë për të

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka vizituar sot Gjeneralin Sylejman Selimi i njohur si Sulltani, i cili ditë më parë u lirua nga burgu.

Kryeministri gjatë kësaj vizite theksoi se Selimi bëri luftën dhe paqen për të vërtetën e popullit të tij.

Haradinaj u shpreh i lumtur që Selimi tashmë iu rikthye familjes  së tij.

Postimi i plotë:

Gjeneral Sylejman Selimi bëri luftën dhe paqen për të vërtetën e popullit të tij. I lumtur që njëri nga dalzotësit e të drejtës së shqiptarëve për të jetuar të lirë në tokën e tyre, iu rikthye familjes dhe bashkëluftëtarëve.