Haradinaj: Zahir Pajaziti ka një rol të veçantë në lirinë e Kosovës

Haradinaj: Zahir Pajaziti ka një rol të veçantë në lirinë e Kosovës

Në ditëlindjen e komandantit të UÇK-së dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i shoqëruar edhe nga ministra dhe deputetë kanë vënë kurora lulesh pranë përmendores së heroit Zahir Pajaziti.

Me këtë rast, kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj, tha se Zahir Pajaziti ka një rol të veçantë në lirinë dhe në kontributin për lirinë e Kosovës.

“Sot me një pjesë të kabinetit qeveritar, deputetë, kolegë të tjerë nderuam dhe vumë lule tek shtatorja e heroit të kombit Zahir Pajaziti. Është ditëlindja e komandantit Zahir Pajazitit dhe ky gjest i sotëm, ky nderim është pikërisht përcjellje e porosisë për çka breza e breza janë flijuar, për çka Zahir Pajaziti ka një rol të veçantë në lirinë dhe në kontributin për liri”, tha ai.