“Haradinaj do zvarritje të demarkacionit për mbajtje të pushtetit”

“Haradinaj do zvarritje të demarkacionit për mbajtje të pushtetit”

Ish-këshilltari i Isa Musafës dhe ish zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj, po zvarrit çështjen e liberalizimit të vizave vetëm që t’i zgjasë mandati qeverisës.Ka thënë se liberalizimi i vizave nuk do të ndodh shpejt, madje se nuk ka indikacione as nga Mali i Zi që të pajtohet me rishqyrtimin apo dërgimin e çështjes së arbitrazhit në gjykatë.

“Ose kryeministri është i ‘mbërrimë’ e ‘din diçka’ ose të gjithë ne tjerët nuk po dimë bash asgjë. Asnjë indikacion bash nga askush se mund të kemi shpejt liberalizim vizash nuk ka. As Mali i Zi nuk ka dhënë bash asnjë indikacion se mund të pajtohet me rishqyrtimin apo dërgimin e çështjes në gjykatë të arbitrazhit”.

“Sa na po dimë e sa na po shohim, qëllimi është kryekëput zvarritja e çështjes deri në pakufi, me shpresë se kjo edhe do ti zgjasë mandatin qeverisës. Qytetarët e Kosovës do të duhej ta kishin liberalizimin e vizave para së paku dy vitesh. Ky kryeministër dhe kjo nomenklaturë e kanë penguar këtë atëherë dhe po e bëjnë edhe tani. Dhe pse? Vetëm për hir të dikur marrjes dhe tani mbajtjes së pushtetit!”, ka shkruar Gecaj.