Haradinajn e Thaçin i bashkojnë Krishtlindjet

Haradinajn e Thaçin i bashkojnë Krishtlindjet

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj ka uruar për festën e Krishtlindjes, ku sipas tij urimi më i mirë është me qenë shqiptarët të bashkuar.

Ai ka thënë se kjo festë duhet kremtuar ashtu siç shqiptarët e kanë traditë t’i shënojnë festat e tilla, të bashkuar të gjithë.

“Për shumë mot Krishtlindjet, qofshim bashkë e i gëzofshim bashkë, ashtu si shqiptarët. Më i mirë është me qenë bashkë e me i gëzuar bashkë si e ka traditë shqiptari. Festat tona shqiptare, edhe Krishtlindjet edhe Bajrami, edhe Pashkët, i festofshim bashkë”, tha Haradinaj.

Këtë urim ai e ka bërë në ceremoninë e pritjes së organizuar nga Ipeshkvia e Kosovë, për nderë të festës së Krishtlindjes.

Aty, ai është parë pranë presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, derisa bisedonin gjatë kësaj ceremonie.