Haradinaj premton donacion për rindërtimin e katedrales Notre Dame

Haradinaj premton donacion për rindërtimin e katedrales Notre Dame

Shteti i Kosovës do të ndihmojë financiarisht në rindërtimin e Katedrales Notre Dame në Paris e cila dy ditë më parë u shkatërrua nga flakët.

Kryeministri Ramush Haradinaj, duke shprehur keqardhje për djegien e katedrales, para ambasadorit të Francës, Didier Chabert, ka thënë se edhe Kosova do të ndihmojë në rindërtimin e saj.

Ai nuk ka konfirmuar vlerën e mjeteve që janë propozuar në këtë rast.

Ishte presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, i cili të martën kërkoi nga 28 vendet anëtare të BE-së që të ndajnë mjete për rindërtimin e Katedrales Notre Dame.