Hardh Fest prezanton sot sloganin dhe programin e ri

Hardh Fest prezanton sot sloganin dhe programin e ri

Festivali “Hardh Fest”, sot do të prezantoj sloganin dhe programin për vitin 2019, në një konferencë për media në Shtëpinë e Verës në Rahovec, shkruan Gazeta Insajderi.

Pas konferencës pritet të mbahet Ora Poetike dhe të ketë muzikë live.

Në Orën Poetike do të interpretohen poezitë e autorit Xhevdet Bajraj nga librat “Kur qajnë hardhitë” dhe “Vitet që nuk e sollën pranverën”, ndërsa Florent Abrashi & Funky Guru, do të përkujdeset për atmosferën me muzikë LIVE. Ëarm up, DJ Fisnik Kuqi.

Xhevdet Bajraj është poet i njohur ndërkombëtar i lindur në Kosovë, që jeton dhe vepron në Meksikë. PRE Hardh Fest mbahet me përkrahjen e MKRS (Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit).

Hardh Fest sivjet mbahet më 16, 17 dhe 18 gusht. /Insajderi.com