“Harry Kane lojtari ideal për Man United”

“Harry Kane lojtari ideal për Man United”

Jose Mourinho ka ftohur interesin për Antoine Griezmann duke u përqendruar te Romelu Lukaku, me lëvizjen e yllit të Francës në “Old Trafford” në rrezik.

Ndalimi i merkatos për Atletico Madrid nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, do të thotë se gjigantët e La Liga-s nuk mund të nënshkruajnë me asnjë lojtarë këtë verë.

Diego Simeone nuk do ta lejojë që ky operacion të realizohet, pasi nuk do të jetë në gjendje të zëvendësojë francezin nëse ai largohet nga klubi. Ish-legjenda e Arsenal, Paul Merson mendon se United duhet të bëjë një lëvizje për Harry Kane të Tottenham-it, duke pretenduar se është nënshkrimi ideal për “Djajtë e Kuq”.

“United ka nevojë për një lojtar si Harry Kane. Nëse paguani 90 milionë sterlina për Pogba, Kane mund të marrë një ofertë.

Mendova se Pogba do të ishte një lojtar i shkëlqyer, por nuk do të donit të sillni lojtarë aty ku do të duhet një vit për t’u përshtatur.

Pra, për mua, Harry Kane shënon gola dhe e njeh mjaft mirë Premier League-n. United duhet të futet në garë për 23-vjeçarin, është e drejt të paguash për të 70 / 80 milionë sterlina”, i tha Merson “Sky Sports”.

Kane në sezonin që u mbyll fitoi “Këpucën e Artë” të Premier League pas 29 golave të realizuar në 30 ndeshje me fanellën e Tottenham.(Telesport.al)