Harry Maguire rrëfen incidentin në Greqi: Kisha frikë për jetën time (VIDEO)

Harry Maguire rrëfen incidentin në Greqi: Kisha frikë për jetën time (VIDEO)

Qendër mbrojtësi dhe kapiteni i Manchester United, Harry Maguire, ka rrëfyer për BBC, gjithë incidentin e tij në shtetin e Greqisë dhe arrestimin e tij.

“Unë nuk ndjej se kam nevojë të kërkoj falje dikujt në Greqi në lidhje me këtë – falje u kërkoj vetëm tifozëve të Manchester United”, tha fillimisht Maguire, transmeton Insajderi.

“U gjenda në një situatë që mund t’i ndodhë çdokujt, kudo. Po më godisnin pa ndërprerë këmbëve duke më thënë se nuk ka më futboll për ty, të përfundoi karriera, nuk do të luash më dhe isha në panik. Isha i frikësuar për jetën time. Në atë pikë më nuk e dija se kush ishin ata persona, nëse ishin police apo çfarë”, shtoi kapiteni i United.

“Ishim në gjunjë me duart lart dhe nuk e dija më se a ishim të arrestuar apo të kidnapuar. Ishte situatë që nuk do ia uroja askujt. Ishte hera ime e parë që gjendesha në burg.”, tha ndër të tjera Harry Maguire./Insajderi.com.