Harta e vitit 1689, në plan të parë Fushë Kosova (CAMPO CASSOVO)

Harta e vitit 1689, në plan të parë Fushë Kosova (CAMPO CASSOVO)

Në një cep të historisë së Kosovës së moçme: Atllasi i V. M. Coronelli-t i botuar në Venedik më 1689.

Në plan të parë këtu paraqitet Fushë Kosova (CAMPO CASSOVO), me theks të veçantë fortifikata e rrënuar e Veletinit, “Valetino ruin”, e cila është e vendosur në perëndim të Janjevës.

Aty afër e shohim edhe kishën romano-katolike të Shën Nikollës (S. Nicolo), kishë kjo e njohur e Janjevës, si dhe fshatrat e afërta, si Gusteriza dhe Vragolia e banuar nga turqit dhe grekët (Vragolia habitata da Turchi, e Greci), si dhe disa toponime e hidronime të tjera shumë intertesante, të cilat i ndeshim edhe në dorëshkrimet e Martin Segoni Novobërdasit (shek. XV).

Liqeni i Janjevës (Lago di Iagnevo), si dhe disa objekte janë inkuadruar me rastin e kompilimit të hartës së Ilirikut. Këtu duhet përmendur edhe liqenin e Surçinit (Lago di Suarsegno o Suersigno), 35 km në jug nga Prishtina, e cila atëbotë kishte 4000 shtëpi kryesisht të besimit islam dhe më pak të krishterë të shpërndarë. E veçanta e hartës në fjalë është se Kosova paraqitet sipas apelativit KASOVO (CASSOVO), dhe gjendet në kufi me Rashën (Serbinë)…!/shkruan hisotriani Jahja Drançolli.