Hasanaj: Tani është koha për pastrimin e ujërave dhe lumenjve të ndotur

Hasanaj: Tani është koha për pastrimin e ujërave dhe lumenjve të ndotur

Është mbajtur konferenca nga “Let’s Do It” e cila për temë ka pasur “Efiçiencën e energjisë dhe Ruajtjen e ujit”, në bashkëpunim me Odën e Gjelbër Ekonomike të Amerikës.

Pas një bashkëpunim një vjeçar sot është takimi apo konferenca e parë të cilën e mbajnë “Lets Do It” me Odën e Gjelbër Ekonomike të Amerikës.

Luan Hasanaj, Drejtor Ekzekutiv i “Lets do it Kosova” tha se ne si “Lets do it” nuk zotohemi vetëm për pastrimin e mbeturinave, por, duam të arrijmë edhe tek pastrimi i ujërave.

“Problemi ujit në Kosovë është shumë i madh. Ajo që dëgjojmë ne është që ujërat e lumenjtë janë të ndotur, por, nuk ndërmerr askush asgjë, andaj mendoj se tani është koha të flitet për ketë. Me fushatën “Ta pastrojmë Kosovën” kemi arrit shumë dhe të njëjtën mund ta bëjmë edhe me ujërat. Ne jemi vetëm një akter që do e japim kontributin tonë”

E në mungesë të Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Fatmir Matoshi, prezent në këtë konferencë ishte këshilltari i tij, Letotrim Sahiti, i cili tha se kjo Ministri është duke u angazhuar edhe ne furnizimin e komunave të cilat kanë problem me ujin.

“Ministria e mjedisit pas miratimit të ligjit, jemi duke punuar për performancën energjike. Sa i përket mbrojtjes së ujit vitin e kaluar kemi miratuar strategjinë e ujërave. Tani jemi në fazën fillestare me Bankën Botërore, do të sigurojmë sasi të mjaftueshme në dy komunat më të varfra për nga uji i pijshëm të cilat janë Kamenica dhe Suhareka, shpresoj që kjo konferencë të shërbej edhe si masë preventive qe të kemi kujdes në burimet ujore që kemi” tha Sahiti

Ndërsa Drejtoresha e Odës së Gjelbër Ekonomike të Amerikës, Michelle Thatcher, falënderoi “Lets do it Kosova” për përpjekjen dhe angazhimin. Ajo u shpreh se konferenca e cila po mbahet sot është mundësi shumë e mire. Sipas saj Oda e Gjelbër Amerikane u mundëson përfitim ekonomik jo vetëm bizneseve, por edhe qeverive.

“Sot dua të flas për anën e biznesit dhe për disa nga sfidat e reja për lajmet me klimën dhe vërtetë duam të fillojmë me një rrugë të re përpara, dhe që në fund të kësaj konference te dalim me një veprim. Kjo është mundësi e mirë edhe për vende pune, 400 kompani globale janë zotuar të fillojnë me 100 energji të re. Sa i përket Odës së Gjelbër kemi filluar me histori të suksesshme, kjo ka përfitim ekonomik jo vetëm për biznese por edhe për qeverinë. Ne punojmë për edukim lidhim biznese. 50% duhet ta zvogëlojmë imitimin e karboneve, pra duhet ta mendojmë këtë për Kosovën. Për fat të keq në raportin e kohëve te fundit, 16 vende kanë detyrën t’i zbatojnë këto, nuk mundemi të bazohemi vetëm në Qeveri, duhet të angazhohemi vet.
Qëllimi i parë është qe ta fillojmë këtë koalicion ne Kosovë. Duam t’i përfshijmë edhe Odat Ekonomike në këtë” tha ajo.

Ish Ministrja e MMPH, Albena Reshitaj, e cila tha se tani ministria është hera e parë që ka filluar të merret me diçka te tillë. Sipas saj ajo çka ata mundohen është që të ruhet biodiverziteti.

Veç tjerash ajo përmendi edhe disa nga përvojat të cilat i ka marr në Florida, në lidhje me klimën.

“Vendi ynë më shumë se kurrë ka nevojë të kuptoj se si mbrohet mjedisi dhe si shkohet në rrugë të tilla. Ministria është hera e parë që angazhohet në një gjë të tille. Personalisht jam duke u marr me energjinë e gjelbër dhe të kaltër. E rëndësishme për ne është që të ruajmë biodiverzitetin. Ajo çka ne po mundohemi ti japim mundësi për investitor serioz është krijimi i energjisë përmes biomasës. Qeveria për here te parë po i jep hapësir shumë të nevojshme gruas në enegrgji, e cila ka qenë moti e nevojshme të ndodhë. Në Florida kam kuptuar se ta duash vendin, do te thotë të sfidohesh, duke krijuar mundësi që përmes biznesit të kemi zhvillim dhe t’i mbrojmë ujërat tanë natyrën dhe ajrin” tha ajo.