Hasani: Është dashur të votohet edhe njëherë Qeveria në Kuvend

Hasani: Është dashur të votohet edhe njëherë Qeveria në Kuvend

Enver Hasani, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, deklaroi se është dashur që të votohet edhe njëherë Qeveria në Kuvend e jo të shkohet në zgjedhje.

Ai iu referua vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi Qeverinë Hoti për shkak të votës së Etem Arifaj, i dënuar nga juridiksioni i Kosovës.

“Aktgjykimi thotë kështu: Vota anulohet dhe për pasojë shkohet me automatizëm në zgjedhje. Kurse efekti i vendimit thotë prodhon për të ardhmen, s’ka pasë nevojë me thënë sepse edhe ligji është i qartë për Gjykatën Kushtetuese’, tha Hasani në Klan Kosova.

Hasani deklaroi se, “Është ngatërruar dallimi themelor që e dinë të gjithë, mes shfuqizimit dhe anulimit të një vendimi, të një akti juridik”. /Insajderi.com