Hasani: Letra e Kurtit për lirimin e Rexhepit – presion ndaj Speciales

Hasani: Letra e Kurtit për lirimin e Rexhepit – presion ndaj Speciales

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, thotë se letra e dërguar e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, drejt Gjykatës Speciale për lirimin e të akuzuarit, Rexhep Selimi, është problematike meqë Kurti ka qenë ish-kryeministër, transmeton Insajderi.

I ftuar në ‘Debat Plus’ të RTV Dukagjini, Hasani tha se sipas tij, dërgimi i kësaj letre nga Kurti do të ishte presion politik.

“Është problematike letra, pasi përçon një mesazh të keq, pra ndërhyrje e politikës në drejtësi. Për mua në çfarëdo cilësi që kam qenë do ta kisha marrë si presion letrën e Kurtit. Në parim nuk është se kjo letër ndihmon diçka”, tha ai.

Hasani thotë se edhe Rugova kishte bërë një letër pak a shumë të ngjashme me një kërkesë për lirimin e Ramush Haradinajt në atë kohë, por sipas tij situata ka qenë e ndryshme.

“Në atë kohë pushtetet nuk kanë qenë të ndara në Kosovë. Pushtetet ishin në dorën e një njeriu, Soren Jesen Petersen”, tha ai. /Insajderi.com