Hasani: Marrëveshja e Uashingtonit – lëvizja më e mirë gjeostrategjike qysh nga paslufta

Nga pavarësia e deri më tani asgjë më e mirë nuk i ka ardhur Kosovës gjeostrategjikisht sesa Marrëveshja e Uashingtonit. Kështu gjykon profesori universitar dhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

Hasani: Marrëveshja e Uashingtonit – lëvizja më e mirë gjeostrategjike qysh nga paslufta

Profesori universitar dhe ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e ka cilësuar si të jashtëzakonshme marrëveshjen e arritur në Uashington në mes të Kosovës e Serbisë me katër shtator.

Sipas Hasanit, ”Marrëveshja e Uashingtonit është lëvizja më e mirë gjeostrategjike që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës”.

Ai, si i ftuar në Rubikon të Klan Kosovës, ka mohuar se ndonjë pikë në këtë marrëveshje e cenon sovranitetin e shteti të Kosovës – duke përfshirë këtu edhe pikën për Ujmanin.

“Pse duhet të jetë problem Ujmani nëse në asnjë interpretim të asaj dispozite nuk del që ka prekje të sovranitetit?”, ka pyetur retorikisht Hasani.

“Duke u bazuar në këtë dokument, nuk shoh pse duhet të kemi rezerva. Sot për sot nuk implikon sovranitet. Serbia pyetet për aq sa i takon shfrytëzimit të energjisë”./Insajderi.com