Artikull i sponsorizuar

Hasani premton ujë të pijshëm në Velekincë

Hasani premton ujë të pijshëm në Velekincë

Në mbështetje të kandidates për Kuvendin Egzona Kqiku, kandidati i NISMA për Kosovën, Bajram Hasani të premten ka vizituar fshatin Velekincë.

Ai gjatë këtij takimi u ka thënë qytetarëve të pranishëm se gjatë mandatit të tij qytetarët nuk do të përballen me probleme si këto që përballen me vite të tëra si mungesa e ujit të pijshëm, ndriçimit, era e mbeturinave etj.

Hasani u ka premtuar qytetarëve se bashkërisht do ta bëjnë Gjilanin një vend nga i cili qytetarët e tij kurrë nuk do të kenë dëshirë të largohen, sepse gjithçka që u duhet do ta kenë në vendin e vet.