Hasani: Presidenti nuk mund të sillet si kapadai

Hasani: Presidenti nuk mund të sillet si kapadai

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, tha se presidenti Hashim Thaçi, e ka gabim si po vepron tash pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, sepse diskursi që ai po e kultivon është përjashtues dhe paragjykues, shkruan Gazeta Insajderi.

Këtë deklaratë Hasani e bëri pasi u pyet se a ka të drejtë kryeministri në detyrë Albin Kurti, kur thotë se nuk mund të ketë qeveri tjetër pa pas zgjedhje.

Hasani, në emisionin Desk, tha se presidenti nuk duhet te sillet si kapadai.

“Presidennti i Republikës e ka gabim sepse diskursi që ai po kultivon është përjashtues dhe paragjykues. Në ndërkohë që kryeministrit, kryetarit të kuvendit si organe politike u lejohet të shprehin pikëpamjet e tyre politike, se kryeministri është ekzekutiv dhe ka margjinën shumë më të madhe. Presidenti nuk duhet të sillet si kapadai, dhe po del jashtë rolit të vet. Ai nuk mund ta formësojë dhe dirigjojë vullnetin politik”, u shpreh Hasani./ Insajderi.com