Hashim Thaçi: Arbën Xhaferi intelektuali dhe mendimtari më i rëndësishëm mbarshqiptarë

Hashim Thaçi: Arbën Xhaferi intelektuali dhe mendimtari më i rëndësishëm mbarshqiptarë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përkujtuar veprimtarin e çështjes shqiptare, Arebn Xhaferin, dke e cilësuar si mendimtarin më të rëndësishëm mes shqiptarëve, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Thaçi ka shkruar se Arbën Xhaferi ishte largpamës dhe dha një kontribut të madh në faktorizimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Ndër të tjera, Thaçi ka kujtuar dhe kontributin dhe angazhimin e madh të Arbën Xhaferit në luftën e fundit në Kosovë.

Në fund, Thaçi është shprehur se Arbën Xhaferi, u nda nga jeta vetëm fizikisht më 15 gusht 2012, por vepra e tij jeton dhe do të jetojë çdo herë./Insajderi.com