fbpx

Thaçi rrezikon kandidaturën e Ben Carson për president të Amerikës

Kryediplomati i Kosovës, Hashim Thaçi, është bërë pengesë e madhe në rrugën e kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Ben Carson. Ai ka humbur mbështetje të madhe në garën mes republikanëve pas një takimi që këshilltari i tij për Politikë të Jashtme, Robert Dees, ka pasur me Hashim Thaçin që Daily Beast e quan “të dyshuar për trafikim organesh”.

Thaçi rrezikon kandidaturën e Ben Carson për president të Amerikës

Për ministrin e Punëve të Jashtme, Hashim Thaçin, vizita e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë frytdhënëse, sidomos për hapjen e konsullatës së dytë të Kosovës në SHBA, në shtetin Iowa. Madje Thaçi kishte postuar dy fotografi në Facebook për të kumtuar se po kthehej në Kosovë pas një vizite në të cilën kishte pasur shumë takime duke veçuar atë me sekretarin John Kerry.

Por takimi me një ish gjeneral amerikan, të cilin Thaçi nuk e përmendi askund, është bërë një nga takimet më të përfolura në Iowa por edhe në debatin publik për garën presidenciale në SHBA, raporton Insajderi

thaciIOWA

E kaluara e kryediplomatit kosovar Hashim Thaçi është bërë shkas që gazeta amerikane “Daily Beast” një nga më të njohurat në mediat amerikane me mbi 20 milionë lexues në muaj, të shkruaj një tekst që i është bërë problem, kandidatit republikan për president, Ben Carson.

Carson i cili në zgjedhjet e Iowas arriti të sigurojë vetëm 3 delegatë apo 9.3 për qind të votave nga duke ngelur shumë prapa Ted Cruz dhe Donald Trump që doli i dyti, ka marrë kritika të ashpra, pasi këshilltari i tij për Politikë të Jashtme, Robert Dees është takuar me Hashim Thaçin, që gazeta e quan “të dyshuar për trafikim organesh”.

Gjenerali i pensionuar Robert Dees, i cili sipas një portreti  i publikuar në “Foreign Policy” beson se myslimanët përbëjnë një kërcënim për SHBA dhe se ushtria duhet të përhapë krishterimin, është këshilltar i poltikës së jashtme i kandidatit republikan për President të ShBA-ve, ka lëshuar komunikatë për media, duke e vlerësuar lart takimin me Thaçin dhe raportet Kosovë-SHBA.

dailybeast

Shkrimi për takimin e Dees me “trafikantin e organeve” “Daily Beast” e ka publikuar në kategorinë “E sikletshme”.

Vet gjenerali në pension, që qëndron prapa fushatës së Ben Carson në garën brenda Republikanëve për President të SHBA-së, ka thënë të jetë i nderuar ta ketë takuar Thaçin.

“Duke qenë se kam shërbyer në Kosovë si ushtar i SHBA-ve, unë jam i nderuar të paraqes fushatën e kandidatit presidencial dhe jam i kënaqur për takimin me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Thaçin”, ka thënë Bob Dees.

Sipas gazetës, edhe Ben Carson nuk mund të përmbahej nga entuziazmi lidhur me këtë zhvillim në raportet mes Kosovës dhe Iowas.

“Historia e Kosovës është testament për ripërtëritjen e njerëzve të saj”, ka thënë Carson.

“Kjo konsullatë e re po ashtu demonstron se kur SHBA-të dhe aleatët e saj të NATO-s vendosin për luftë për të siguruar paqe dhe liri, mund të ketë efekte të thella për viktimat e dhunës dhe shtypjes. Të gjithë amerikanët duhet të jenë krenarë për përmirësimin e këtyre marrëdhënieve mes Iowas dhe Kosovës dhe unë besoj që kjo miqësi dhe bashkëpunim do të rriten në vitet e ardhshme”, ka thënë Carson.

Ndërkaq, sipas raportimeve të revistës amerikane në fjalë, komunikata e ekipit të Carson ka neglizhuar të përmend faktin që Hashim Thaçi u akuzua si prijësi i grupit që ka kontrabanduar drogë, armë dhe organe njerëzore përmes Evropës Lindore, duke u bazuar në hetimet e Këshillit të Evropës për krimin e organizuar në vitin 2010.

Sipas një raporti të The Guardian gjatë dy viteve të hetimeve, Thaçi supozohet se ka kryesuar një rrjet i cili ka kryer akte kriminale në Kosovë para luftës, gjatë fundit të viteve të 90-ta. Ai ka qenë i akuzuar se ka përdorur “kontroll me dhunë” mbi tregun e heroinës në rajon dhe individët brenda rrethit të tij janë akuzuar për marrjen rob të njerëzve përgjatë kufirit të Shqipërisë pas luftës, vrasjen e tyre dhe marrjen e veshkave të cilët i shitën në tregun e zi.

Thaçi, që njihet si bashkëthemelues i UÇK-së, po ashtu ishte akuzuar për urdhërimin e vrasjeve nga njerëz profesionistë vrasës të përgjegjës për 11 vrasje me pagesë.

Siç shkruan gazeta amerikane, edhe UÇK-ja ishte e lidhur me keqbërje dhe supozohet që u përfshi në një rast të trafikimit me organe njerëzore në vitin 2008 organe të cilat u morën nga viktimat në një rajon klinikë. Një raport i vitit 2003 i Kombeve të Bashkuara e ka emëruar UÇK-në si përgjegjëse për rrëmbimin e qindra serbëve dhe shumicës së tyre u janë marrë organet, gjë që u shkaktoi vdekjen.

“Ne nuk e dinim që para se të merrte vendin në pozitat e Qeverisë, z.Thaçi ka shërbyer për UÇK-në”, ka thënë Ross për The Daily Beast.

Më pastaj ai e ndryshoi përgjigjen duke thënë se ata e kanë ditur për përfshirjen e Thaçit në UÇK./Insjaderi.com