Hashim Thaçi mbështet djalin e Sorosit i cili tha se Evropa është raciste ndaj shqiptarëve

Hashim Thaçi mbështet djalin e Sorosit i cili tha se Evropa është raciste ndaj shqiptarëve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbështetur djalin e George Soros, Aleksander Soros, i cili përmes një postimi në Twitter tha se Bashkimi Evropian vuan nga Albanofibia, shkruan Gazeta Insajderi.

Thaçi po ashtu në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se mbështet Sorosin, duke thënë se nuk duhet të lejojmë që steriotipet të na pengojnë në marrëdhëniet në mes Ballkanit dhe BE-së.

“Ne nuk duhet të lejojmë asnjë tabu, paragjykim dhe steropotipe që ta na pengojë të kemi një debat kuptimplotë midis Ballkanit dhe BE-së. Në këtë dritë, unë e mirëpres iniciativën nga Alex Soros për një debat të tillë”, ka shkruar Thaçi.

Alexander Soros, djali i themeluesit të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur, Eorge Soros ka shkruar në Twitter, se Bashkimi Evropian është shumë raciste ndaj shqiptarëve.

Ky reagim i Soros ka ardhur pas vendimi të Bashkimit Evropian për mos fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Këshillin e Evropës.

“Poshtë sipërfaqes, gjallon një paragjykim dhe racizëm ndaj shqiptarëve etnikë në Evropën Perëndimore, që nuk mund të mos shihet si faktor në refuzimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore në Këshill. Evropa duhet të pranojë që vuan nga Albanofobia”, ka shkruar Soros. /Insajderi.com