Hashim Thaçi paralajmëron libër autobiografik

Hashim Thaçi paralajmëron libër autobiografik

Presidenti i vendit Hashim Thaçi është duke e finalizuar shkrimin e një libri autobiografik të cilin thotë se do ta botojë në një periudhë shumë të shpejtë.

Duke folur për raportet e tij me presidentin historik, Ibrahim Rugova, gjatë viteve 1998-1999 kur në Kosovë ishte formuar Ushtria Çlirimtare të Kosovës, Thaçi ka paralajmëruar se të gjitha mendimet dhe kujtimet e tij do të përfshihen në një libër.

“Të gjitha do të bëhen të ditura në librin tim i cili është gati finalizimit të shkrimit”, ka thënë presidenti në një intervistë për emisionin “Komiteti” në Tv Dukagjini.

Presidenti nuk ka dhënë më shumë detaje për këtë libër pos që ka thënë se ai do të publikohet shumë shpejt./Insajderi.com