Hashim Thaçi shpenzon paratë e Presidencës për të luajtur futboll

Hashim Thaçi shpenzon paratë e Presidencës për të luajtur futboll

Hashim Thaçi e ka dëshmuar se i pëlqen futbolli. Presidenti i Kosovës luan shpeshherë futboll me kolegët e tij të Zyrës së Presidencës.

Rreth dy muaj më parë, presidenti Thaçi kishte publikuar një video në rrjetin social Facebook duke shënuar një gol, teksa po luante futboll me miq e kolegë në një qendër sportive. Kishte thënë se po kalonte çaste të këndshme rekreative.

“Në prag të finales së madhe Liverpool-Real Madrid dhe ceremonisë së hapjes nga e jona Dua Lipa, duke shijuar çaste të këndshme rekreative me kolegë nga Presidenca dhe miq të tjerë”, kishte shkruar Thaçi, në përshkrimin e videos që kishte publikuar.

Në prag të finales së madhe Liverpool-Real Madrid dhe ceremonisë së hapjes nga e jona Dua Lipa, duke shijuar çaste të këndshme rekreative me kolegë nga Presidenca dhe miq të tjerë. HTH

Posted by Hashim Thaçi on Wednesday, 23 May 2018

Por, për të luajtur futboll të vogël, Hashim Thaçi ka shpenzuar paratë e Zyrës së Presidencës së Kosovës. Ka rezervuar një qendër sportive për të luajtur futboll me stafin e Presidencës, raporton Insajderi.

Më 5 korrik, Zyra e Presidencës ka nënshkruar kontratë me Qendrën Sportive “Prishtina” për huazimin e fushës sportive për gjashtë muajt e ardhshëm, thuhet në kontratën e publikuar në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP). Në tenderin për “Huazim të fushës sportive” kishin aplikuar tri kompani.


Kontrata e nënshkruar nga Zyra e Presidentit dhe Qendra Sportive “Prishtina”

Mirëpo, kompania fituese është zgjedhur Qendra Sportive “Prishtina”.

Kontrata ka vlerë të përgjithshme prej 944 eurove: që i bie se Zyra e Presidentit Thaçi do t’i paguajë rreth 160 euro në muaj Qendrës Sportive “Prishtina” për të luajtur futboll.

25 deri në 30 euro në orë për një lojë futbolli

Të luash një orë lojë futbolli të vogël në qendrat sportive në Prishtinë duhet paguar nga 20 deri në 30 euro.

Insajderi ka kontaktuar me drejtorin e Qendrës Sportive “Prishtina”, Benet Rezniqin, për të mësuar detajet e kontratës që kompania e tij ka nënkshkruar me Zyrën e Presidencës së Kosovës. Ai ka konfirmuar kontratën e nënshkruar, por nuk ka dhënë detaje të tjera për arsye se ka thënë që ndodhej në Shqipëri.

Rezniqi ka thënë se detajet mund t’i tregojë të martën, kur të kthehet në Kosovë. “Jam në Shqipëri në një turnir futbolli në Shqipëri”, ka deklaruar Rezniqi.

Insajderi ka marrë vesh se rezervimi i hapësirave të Qendrës Sportive “Prishtina” për një orë kushton 25 deri në 30 euro. /Insajderi.com