Fundi i koalicionit

Haskuka fajëson Mustafën

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka ka fajësuar kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën, për prishjen e bashkëpunimit qeverisës në Prizren. Ai thotë që Isa Mustafa është kundër ndryshimit në qytetin e Prizrenit.

Haskuka fajëson Mustafën

Pas prishjes së koalicionit qeverisës në nivelin qendror, mes LDK-së dhe VV-së, acarimi i raporteve ka ndikuar edhe në qeverisjen komunale në Prizren.

VV-ja në Prizren e ka përjashtuar LDK-në nga qeverisja lokale me të cilën ka qeverisur në tri vitet e shkuara.

Pas reagimit të kryetarit të LDK-së, z. Isa Mustafa, i cili kishte thënë se partia e tij është ajo që e ka ndihmuar Haskuken të bëhet kryetar i Prizrenit, ky i fundit ka reaguar duke e përgënjeshtruar deklarimin e të parit të LDK-së.

Në televizionin lokal Tv Besa, Haskuka ka deklaruar se nuk është e vërtetë që LDK e ka mbështetur në garën e balotazhit për qytetin e Prizrenit. Isa Mustafa po e keqinformon publikun dhe po shihet që ai nuk e do ndryshimin për qytetin e Prizrenit, ka thënë mes tjerash ai, raporton Insajderi. /Insajderi.com