Havertz i dhuron tre pikë Chelseat në përballjen me Fulhamin

Havertz i dhuron tre pikë Chelseat në përballjen me Fulhamin

Chelsea arriti të mposhtë 2-0 Fulhamin në ndeshjen për javën e 34-të të Premier Ligës angleze, njofton Insajderi.

Londinezëve u mjaftoi nga një gol për pjesë nga talenti gjerman Kai Havertz, i cili shkëlqeu në sfidën e sotme.

Fillimisht gjermani realizoi në minutën e 10-të të ndeshjes, ndërsa në pjesën e dytë, në minutën e 49-të Havertz dyfishoi rezultatin që qëndroi deri në fund.

Me këtë fitore blutë forcojnë pozitat e tyre në vendin e katër teksa ndodhen në kuotën e 61 pikëve, gjashtë më shumë së West Hami i vendit të pestë që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Insajderi.com