Haxhi Avdyli: Anton Quni po na mban gajlen që s’do marrim vota

Haxhi Avdyli: Anton Quni po na mban gajlen që s’do marrim vota

Ish-anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, i ka reaguar ish-bashkëpartiakut të tij, Anton Quni, i cili tha se largimi i Avdylit dhe Vjosa Osmanit nuk ndikon në elektoratin e LDK-së, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Avdyli u shpreh se Quni nuk duhet t’ua mbajë gajlen se a do të marrin vota apo jo.

Tutje, ai tha se në politikë nuk ka qenë dhe as nuk është për pagë, por “për një ndryshim të gjendjes së mjerueshme”.

“Sondazhet flasin për ardhje të votuesve tanë me ne. Rritja e Listës sonë të përbashkët mbi 54%, nuk po vie nga kinezët por nga ish votuesit e LDK-së e partive tjera. Falenderoj secilin që sna latë vetë asnjëherë e jeni me ne kudo.

Përndryshe mikut tim Anton sinqerisht i uroj suksese në zgjedhje, dhe mendoj që LDK-së i duhen më shumë Antona e më pak Isa. Antoni atë që mendon e thotë e Isa e gjuan gurin e fshef dorën”, ka shkruar Avdyli./Insajderi.com