Haxhi Avdyli e quan Isa Mustafën “komunistin e fundit nga ish-Jugosllavia”

Haxhi Avdyli e quan Isa Mustafën “komunistin e fundit nga ish-Jugosllavia”

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka reaguar ndaj Isa Mustafës, pas deklarimeve të këtij të fundit se Avdyli dhe Vjosa Osmani iu gëzuan fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet për kryetar të Podujevës, njofton Insajderi.

Ai në një postim në Facebook e ka quajtur kreun e LDK-së ‘komunistin e fundit nga ish-Jugosllavia’.

Tutje, Avdyli ka folur edhe për të shkuarën e Mustafës, duke thënë se njeriu i shkolluar në Kumrovc, ministri fundit i Jugosllavisë, sot për ironi po akuzon të tjerë se janë komunist”.

“Ky është kulmi I mediokritetit”. e ka përfunduar komentin e tij Avdyli./Insajderi.com