"Politikë me inate"

Haxhi Avdyli: Isa Mustafa po e pengon ligjin anticovid për arsye personale

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka kritikuar qeverinë Hoti dhe kreun e LDK-së Isa Mustafen. Thotë se “Ligji Anticovid” po bllokohet nga Mustafa për arsye personale.

Haxhi Avdyli: Isa Mustafa po e pengon ligjin anticovid për arsye personale

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli, ka reaguar ndaj kreut të LDK-së Isa Mustafa duke thënë si ai po e pengon që Ligji Anticovid të mos procedohet në Kuvendin e Kosovës meqë ideatorë e këtij ligji është Vjosa Osmani, njofton Insajderi.

“Të enjten që vjen mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës për aprovimin e marrëveshjeve ndërkombëtare e ligjeve tjera . Edhe pse jam në fazë të përmirësimit nga Covid nuk mund të marrë pjesë në seancë por dua ta shpreh zhgënjimin e thellë që edhe 33 ditë pas formimit të Qeverisë Hoti, Ligji Anti Kovid po pret në sirtar të Qeverisë. Asnjë sqarim pse akoma nuk dorëzohet opinioni për këtë ligj, ku është pengesa për zotin Hoti apo pengesa është Isa Mustafa vetëm pse ky ligj ka autore Krye parlamentaren Osmani”.

Havdyli më pas i ka bërë apel Isa Mustafes që ta lirojë qeverinë e Kosovës, të lejë inatet personale anash dhe të procedohet në kuvend ky ligj i rëndësishëm, dhe kjo të bëhet sa nuk është vonë./Insajderi.com