Përveç Vjosa Osmanit, Ardian Shalës as deputeti Haxhi Avdylit nuk e ka nënshkruar mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Këtë e ka konfirmuar vet Avdyli përmes një postimi të tij në Facebook, duke thënë se nuk e nënshkruan mocionin për shkak të situatës së rëndë pandemike që ndodhet vendi dhe paqartësia e veprimeve të ardhshme politike.
“Dua të konfirmoj opinionin e mediat që unë si deputet i LDK-së nuk e kam nënshkruar mocionin për shkarkimin e KM Albin Kurtit. Arsyet për këtë veprim janë situata e rëndë pandemike që ndodhet vendi dhe paqartësia e veprimeve të ardhshme politike për dalje nga kriza institucionale që rrezikojmë të futemi”, ka shkruar Avdyli./Insajderi.com