Haxhi Hoti i Nismës që e pati kërcënuar Kurtin, sapo ka “zbuluar” diçka për koronavirusin

Haxhi Hoti i Nismës që e pati kërcënuar Kurtin, sapo ka “zbuluar” diçka për koronavirusin

Ish-kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti, i cili u arrestua në muajin janar për kërcënimin me vrasje ndaj Albin Kurtit, tash po pretendon se e di arsyen pse lindi koronavirusi (COVID-19).

Hoti, përmes një shkrimi bë Facebook, ka thënë se koronavirusi erdhi si pasojë e mungesës së edukatës seksuale nëpër shkolla.

“Coronavirusi erdhi si pasoj e mungesës së edukatës seksuale, dhe e edukatës fetare nëpër shkolla. Kjo tash është ka shihet qartë se ky virus kërkon pastërti absolute në trupin e njeriut”, ka thënë Haxhi Hoti.

Ai i ka bërë thirrje qeverisë që urgjentisht t’i inkuadrojë këto dy lëndë në plan-programin arsimor të vendit.

Coronavirusi erdhi si pasoj e mungesës së edukatës seksuale, dhe e edukatës fetare nëpër shkolla. Kjo tash është ka…

Gepostet von Haxhi Hoti am Freitag, 13. März 2020

“Qeveria urgjentish duhet t’i shtin këto dy lënd në programin arsimor në Kosovë, edukaten seksuale, dhe edukaten fetare”, ka thënë ai.

Hoti, në janarin e këtij viti kishte kërcënuar me vrasje liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Menjëherë pas këtij kërcënimi ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës ku ishte dërguar në mbajtje për 48 orë, por ishte liruar me vendim të gjykatës.