Haxhi Thaçi: Presim djalin të kthehet faqebardhë, ai ka luftuar për liri

Haxhi Thaçi: Presim djalin të kthehet faqebardhë, ai ka luftuar për liri

Haxhi Thaçi, babai i ish Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se i biri i tij qëllimin e vetëm e ka pasur që të punojë që Kosova të lirohej.

Në një prononcim për Televizionin Klan Kosova, Haxhi Thaçi ka thënë se nuk mund të japë intervistë para kamerës për shkak se ndjehet i rënduar emocionalisht, por që pas saj është shprehur: “E di që djali ynë ka pasur ideale dhe ka luftuar për kombin shqiptar”.

“Qëllimi i tij kryesor ka qenë që të jemi të lirë. E presim që djali ynë të kthehet shumë shpejt faqebardhë”, ka përfunduar deklaratën e tij Haxhi Thaçi./Insajderi.com