Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka takuar drejtorin ekzekutiv të Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu dhe bashkëpunëtorin e tij, ekspertin nga projekti EUKOJU" />

Haxhiu: Do të angazhohemi në fuqizimin e kapaciteteve të Akademisë së Drejtësisë

Haxhiu: Do të angazhohemi në fuqizimin e kapaciteteve të Akademisë së Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka takuar drejtorin ekzekutiv të Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu dhe bashkëpunëtorin e tij, ekspertin nga projekti EUKOJUST, Dragomir Yordanov.

Gjatë takimit, drejtori i Akademisë falënderoi Ministren për mbështetjen e dhënë në drejtim të hartimit të koncept-dokumentit për Akademinë e Drejtësisë, si dhe në partneritetin e treguar gjatë procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.

Më tutje, Fejzullahu njoftoi Ministren për punët e bëra në ndërtesën e re për Akademinë e Drejtësisë, si dhe mbi organizimin e takimit me donatorë, i cili duhet të mundësojë koordinimin e donatorëve edhe në aspekt të ofrimit të ndihmës për përfundimin e punimeve në ndërtesën e re të Akademisë.

Ministrja e Drejtësisë njoftoi Fejzullahun që i njëjti mund të llogarisë në bashkëpunim të përhershëm me Ministrinë e Drejtësisë, në të gjitha çështjet që ndërlidhen me funksionimin e këtij institucioni të rëndësishëm për sektorin e drejtësisë.

Ndër të tjera, ministrja theksoi nevojën për ngritjen e kapaciteteve të trajnimit në kuptim të fushës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhunës në familje dhe krimeve të luftës.

Ajo potencoi ndihmën që Ministria i ka dhënë Prokurorisë Speciale në qëllim të ngritjes së kapaciteteve, dhe ofroi mbështetje të pamohueshme edhe për Akademinë, në qëllim të funksionimit të saj sa më efikas. /Insajderi.com