
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i është drejtuar Albin Kurtit me “harroje që do të bësh ndonjë marrëveshje të dëmshme”.
Po ashtu, gjatë fjalimit theksoi se “PDK do t’i monitorojë raportet e Qeverisë Kurti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Haxhiu, deklaroi se eliminimi politik i Hashim Thaçit e Kadri Veselit nga Dhomat e Specializuara ka ndikuar që Kurti të jetë sot kryeministër.
“Ju nuk i përmendet pjesëtarët e UÇK-së që janë duke u gjykuar nga Dhomat e Specializuara. Ne jemi këtu fal UÇK-së”, tha Haxhiu.
Deputeti PDK-së, kritikoi edhe programin e paraqitur nga Albin Kurti, pak kohë para se kandidatura e tij të hidhet në Kuvend. /Insajderi.com