Haxhiu: Është proceduar në Qeveri projektligji për Gjykatën Komerciale

Haxhiu: Është proceduar në Qeveri projektligji për Gjykatën Komerciale

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se është proceduar në Qeveri projektligji për themelimin e Gjykatës Komerciale, shkruan Insajderi.

Haxhiu lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, e cila ka thënë së ky projektligj i hap rrugë investimeve në Kosovë.

“Në përputhje me zotime tona, sot e proceduam në Qeveri, projektligjin për themelimin e Gjykatës Komerciale, si një mekanizëm i veçantë, i cili i hap rrugë investimeve nga bashkëatdhetarët tanë dhe investimeve të huaja në Kosovë”.

Ajo më tej, ka falënderuar të gjithë anëtarët e grupit punues për kontributin e tyre në këtë projektligj./Insajderi.com