Haxhiu: Hoti nuk po e tregon të vërteten e shtyrjes së mbledhjes me qeverinë shqiptare

Haxhiu: Hoti nuk po e tregon të vërteten e shtyrjes së mbledhjes me qeverinë shqiptare

Në lidhje me shtyrjen e takimit të dy qeverive asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, ka reaguar edhe ish Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njofton Insajderi.

Haxhiu, në profilin e saj në Facebook, ka thënë se Hoti nuk po e tregon të vërteten e shtyrjes së asaj mbledhje të përbashkët mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

Tutje Haxhiu ka shtuar se “arsyetimi i Hotit se ky veprim është marrë për shkak të raportimit të tij për 100 ditshin e qeverisjes, janë broçkulla”.

Sipas Haxhiut, “Hoti do duhej t’i anulonte takimet me Serbinë e jo me Shqipërinë”./Insajderi.com