fbpx

Haxhiu kritikon Reçicën për projektligjin e punës – i përmend pushimin e lehonisë

Haxhiu kritikon Reçicën për projektligjin e punës – i përmend pushimin e lehonisë

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka kritikuar ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në lidhje me projektligjin e punës, në veçanti për pjesën e pushimit lehonisë.

Në këtë projektligjin, sipas Haxhiut për pushimin e lehonisë kanë paraparë një dispozitë që pushimi i lehonisë rregullohet me Ligj të veçantë, shkruan Insajderi.

Por, në anën tjetër ‘atë ligj të veçantë’, ajo thotë se qeveria nuk e ka proceduar në Kuvend.

Rrjedhimisht, sipas deputetes së VV-së, në momentin e hyrjes në fuqi të Ligjit të ri të Punës, gratë apo nënat nuk e gëzojnë pushimin e lehonisë. Mes tjerash, ajo ka thënë se këto projektligje është dashur të sjellën paralelisht në Kuvend dhe të hyjnë në fuqi ditën e njëjtë.

“Ky është skandal i radhës i Qeverisë Haradinaj dhe është i papranueshëm si i tillë dhe nuk do të lejojmë të kaloj kësisoj”, ka thënë ajo.

Haxhiu ka thënë se pushimi i lehonisë duhet të jetë 12 muaj dhe duhet të ndahet në mënyrë të barabartë për prindërit. Përveç tjerash, kjo sipas saj do të ndalonte diskriminimin në punësim të grave./Insajderi.com