Haxhiu: Kurti mbylli qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori”, vetë votoi në Tiranë

Haxhiu: Kurti mbylli qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori”, vetë votoi në Tiranë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, pasi që ky i fundit votoi në zgjedhjet e sotme parlamentare në Shqipëri, ndërsa sipas tij, “qytetarët e tij po kthehen mbrapshtë nga qendra e vaksinimit në sallën ‘1 Tetori'”, njofton Insajderi.

Haxhiu ka shkruar në Facebook se kryeministri Kurti, në vend se të merret me shpëtimin e jetës së qytetarëve të Kosovës, ka vendosur që prioritet t’i ketë zgjedhjet atje dhe politikën ta zhvillojë në Shqipëri.

“Qendra e vaksinimit në Prishtinë është e mbyllur! Kjo ngase nuk ka vaksina. Kryeministri i Kosovës ka mbyllura Qendrën e vaksinimi në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë, ndërsa ai vet votoi në Qendrën e votimit në Tiranë. Në vend se të mirët me shpëtimin e jetës së qytetarëve të Kosovës, ka vendosur që prioritet t’i ketë̈ zgjedhjet atje dhe politikën ta zhvilloi në Shqipëri” ka shkruar ai.

Deputeti i PDK-së tha se,” Qeveria Kurti 2 në vend të bashkëpunimit me Shqipërinë për të siguruar vaksinat për të moshuarit dhe mësimdhënësit ka vendosur të bëjë konkurrentin politik në Shqipëri”.

Ai tutje ka publikuar një fotografi nga salla ku po vaksinohen qytetarët ndaj COVID-19, të cilët sipas tij po kthen mbrapsht nga mungesa e vaksinave dhe informimit.

“Foto e publikuar është sot në orën 9:15, të salla ‘1 Tetori’ në Prishtinë, ku qytetarët kthehen mbrapsht jo vetëm për mungesë të vaksinave, por edhe të informatave për to, në kohën kur Kurti votonte në Shqipëri”, ka deklaruar Haxhiu.

Qytetarët e Shqipërisë po votojnë legjistraturën e re që do të qeverisë për katër vitet e ardhshme në Shqipëri./Insajderi.com