Haxhiu: Marrëveshja e Thaçit me NATO-n është e dëmshme

Haxhiu: Marrëveshja e Thaçit me NATO-n është e dëmshme

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka ripërsëritur deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se marrëveshja e nënshkruar nga ish-presidenti Hashim Thaçi me NATO-n është e dëmshme.

Sipas saj, Kurti e ka akuzuar Thaçin për marrëveshjen me NATO-n në vitin 2013 dhe jo sekretarin e kësaj organizate, Anders Fogh Rasmussen.

Haxhiu ka shtuar se nuk ka të drejtë të kërkojë llogari nga prokuroria apo raport mbi lëndën.

“Në linjë me atë që ka thënë kryeministri ne kemi trashëguar marrëveshje të dëmshme dhe të rrezikshme dhe në këtë drejtim marrëveshja që e potencuat vazhdon të jetë e dëmshme. Ai nuk e ka akuzuar sekretarin e NATO-s, por ka akuzuar titullarin e atëhershme dhe problemet e vjetra nuk mund të adresohen për një kohë të shkurtë. Prokuroria nuk e ka obligim që të më raportojë për lëndët dhe nuk kam të drejtë të kërkojë raport për lëndën”./Insajderi.com